19.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Profesori grek: Isha në Bularat, shqiptarët u sollën në mënyrë perfekte

spot_img

Një profesor i njohur i historisë greke, Antonis Liakos, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e djeshme në Bularat të Gjirokastrës.

Ai ka dhënë dëshminë e tij për median greke. Liakos thotë i bindur se asnjë flamur grek nuk është prekur.

Sipas tij ka qenë i riu minoritar grek ai i cili kishte bllokuar qendrën kulturore të fshatit duke qëlluar me kallashnikov.

” Policia shqiptare ndërhyri dhe e dëboi nga fshati dhe ai i largua maleve. Policia e ndoqi me helikopterë dhe i bëri thirrje të dorëzohej por ai mesa duket nuk u bind dhe në shkëmbim zjarri e vranë”, thotë profesori grek.

Sipas tij nga pala e shtetit shqiptar sjellja dhe masat e sigurisë kanë qenë perfekte.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat