fbpx

Profesori i njohur i sizmologjisë: Është e provuar, ja kur parashikohet tërmeti i radhës!

Screenshot_19.jpg

Profesori i sizmologjisë, Shyqyri Aliaj, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel. Profesori është pyetur se sa kohë duhet që të përsëritet një tërmet i ngjashëm me atë të 26 nëntorit, profesor Aliaj deklaroi: “Duhet një kohë e gjatë për të tundur dy kontinentet, të paktën një shekull. Kjo tani është e provuar”.

Aliaj tha gjithashtu se pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm nga tërmetet, qasja e qeverive në Shqipëri ndaj këtij rreziku nuk ka ndryshuar shumë përgjatë dekadave, si në komunizëm ashtu edhe tani.

“Harta e ’56-ës u mor parasysh pas tërmetit të ’79-ës. Atëherë vajti te kryeministri i kohës, Mehmet Shehu, për t’u zëvendësuar me hartën e vjetër”, tregoi Aliaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303