Projektbuxheti për 2021/ Basha nxjerr tabelën, Ramën e quan gënjeshtrën më të madhe në 30 vite

basha-2.png

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sërish në lidhje projekt-buxhetin që ka për vitin 2021.

Basha ka nxjerrë një tabelë dhe u ka treguar gazetarëve se sa para do u jepen inceneratorëve.

Ndër të tjera Kreu i PD-së bën me dije se kjo shumë është 6 herë më e lartë sesa për indeksinion e pensioneve, 3 herë më e lartë sesa shuma që është dedikuar familjeve në nevojë dhe se kjo shumë do të mjaftontë që të zbatonte planin me 5 pika të PD-së.

“Buxheti më i papërgjegjshëm në 30 vite, gënjeshtra më e madhe në 30 vite, dhe tablo më e qartë e Ramës ndaj shqiptarëve. Kam këtu tabelën sesa para do u jap Rama. Vetëm inceneratorët do marrin 20 milion euro sipas këtij plani 120 milion euro të pagohen këtyre kontratave. Kjo shumë është 6 herë më e lartë sesa për indeksimin e pensioneve kjo shumë është 3 herë më e lartë sesa shuma që është dedikuar familjeve në nevojë. Kjo do mjaftonte për të zbatuar paketën tonë. Të zbatojë planin me 5 pika,” tha Basha.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303