fbpx

Projekte ambicioze/ Ministri Çuçi flet për investimet e reja dhe ja ç’pritet të ndodhë

bledi-Çuçi.jpg

Drejtuesi politik i PS-së në Qarkun e Gjirokastrës, Bledi Çuçi teksa ndodhet së bashku me Kryeministrin Rama dhe qytetar të qytetit në shtëpinë ‘Kadare’, ka deklaruar se turizmi është aseti më i madh që ky qark ka dhe ndaj edhe investimet në Qeveri janë fokusuar aty.

“Tashmë kjo është bërë një rutinë dhe ka qenë në filozofinë tonë që çdo gjë që do të bëjmë me Shqipërinë do ta bëjmë në bashkëpunim me qytetarët.

Fryti i këtyre dialogjeve është sot edhe realiteti i Qarkut Gjirokastër, që s’ka të bëjë fare me atë që ka qenë në 2013-n.  E gjithë zona e Labërisë do të jetë e lidhur me rrugë me parametra bashkëkohore. Këtë gjë po bëjmë edhe me pjesën e Gjirokastrës dhe Dropullit më Libohovën. Kemi shumë projekte ambicioze. Kemi filluar investimin e rrugës së Çarshovës që lidh Përmetin me Qarkun e Korçës”, tha Çuçi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303