fbpx

Projekte në kujtim të Gjergj Fishtës, Rama publikon videon, jep njoftimin e rëndësishëm

gjergj.jpg

Në 148-vjetorin e lindjes së poetit dhe shkrimtarit të madh, Gjergj Fishta, kryeministri Edi Rama ka publikuar disa projekte që Ministria e Kulturës do të realizojë në kujtim të figurës së tij.

Për çdo hap të rëndësishëm të jetës së tij, do të ketë një projekt.

Rama njofton se do të ndërtohet një memorial aty ku ka lindur At Gjergj Fishta, do të restaurohet banesa e tij, e cila është shpallur monument kulture, do të shpallet monument kulture Kompleksi i Kishës Françeskane, Kuvendi dhe shkolla, si dhe do të restaurohet biblioteka e saj në Shkodër.

Në Lezhë, në Kuvendin e Troshanit do të ndërtohet një kënd dedikuar Fishtës, selia e shoqërisë “Bashkimi” do të restaurohet, do të vendoset busti i tij, para Parlamentit ose në Bulevardin që mban emrin e tij në Tiranë.

“MIRËMËNGJES dhe me itinerarin kushtuar Gjergj Fishtës, ku nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, do të jetësohen projektet homazh të atit provokator dhe birit patriot të kulturës shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/703064556844042/?v=703064556844042

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303