Projekti i ri/ Netflix xhiron reality-show me Meghan dhe Harry

gettyimages-1162044528.jpg

Meghan dhe Harry kanë rënë dakord të filmojnë një shou-realiteti dhe fokusi do të jetë në jetën e tyre të përditshme dhe punën humanitare.

Për tre muaj të tërë, kamerat e Netflix do t’i ndjekin ata në shtëpinë e tyre dhe në terren, dhe do të përpiqen të portretizojnë jetën e çiftit para audiencës.

Një burim i afërt me çiftin shpjegoi për mediat britanike se gjithçka do të filmohej ‘me delikatesë dhe shumë më lart se standardet e shfaqjeve të realitetit me të cilat jemi përmbytur në kanale sot’.

Meghan dhe Harry duan të përqendrohen në punën e tyre humanitare, duke u kujdesur për të varfrit dhe nevojtarët dhe t’u tregojnë njerëzve se çfarë bëjnë.

Nga ana tjetër, Netflix padyshim që i dëshiron ata në qendër të vëmendjes, kështu që të gjitha palët ishin të kënaqura me marrëveshjen.

Thuhet se çifti ka rënë dakord për shumën e 112 milionë funte me Netflix.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303