fbpx

Projekti për Kombinatin/ Rama: Vizion i ri për Tiranën e gjeneratës tjetër

Kryeministri Rama e ka cilësuar një mundësi dhe impuls të ri planin e rindërtimit të Kombinatit pas goditjes së i dha tërmeti i 26 nëntorit. Rama u shpreh se nëse ka vullnet krizat e mëdha mund të kthehen po në mundësitë mëdha për zhvillimin e komunitetin dhe përmirësuar cilësinë e jetës.

Arkitekti që do të merret me projektin tha se Kombinati do të kthehet tashmë në një “Kombinart” sipas ndryshimeve që projekti parashikon.

“Gjithmonë kriza është edhe mundësi. Krizat mund të jenë dhe fillesat e vatrave të një zinxhiri të këqijash. Mendoj se deri tani mund të themi se krizën e madhe po e kthejmë në mundësi transformimi. Ne jemi gati për të nisur punën dhe për t’i dhënë asaj zone një impuls të ri. Me ndërhyrjen e re do të krijohen kushte të tjera jetese për ata që humbën shtëpitë. Me ndërhyrjen e re Thumana mund të kthehet në një tjetër pikë të rrugës së atraksioneve.

Në të gjitha zonat e prekura kemi mundësi të madhe të bëjmë një transformim historik. Por e gjitha do të fillojë me sistemimin e atyre që humbën shtëpinë. Këto shtëpi do të jenë më të mira, më të forta dhe jo të rrethuara nga xhungla ndërtimesh.

Do të çojë para një proces shërimi urban. Marr Laçin, një qytet i rindërtuar ristash. Mbeti një zonë që përjetoi degradim të vazhdueshëm. Sot ne jemi gati për të nisur punën dhe për ti dhënë zonës një impuls të ri.

Ajo zonë ka një fat bekim, për shkak të pikës së pelegrinazhit. Ata 1 milionë vizitorë që kalojnë aty për çdo vit nuk ndalen kurrë në Laç thjesht parkojnë dhe largohen ,sepse s’ka asnjë vend ku të rrish aty.

Kurse me ndryshimet e reja do të krijohen kushte të tjera. Aty me siguri do krijohen kushtet për t’i mbajtur vizitorët më shumë se sa thjesht një parkim, dhe kjo do sjell më shumë ekonomi.

Ashtu edhe me Thumanën, ku tërmeti goditi më fort, ishte një pikë krejt e izoluar, por jo një zonë zgjedhje për ata që lindin e rritin aty, por tani ama me ndërhyrjen e re me liqenin afër mund të kthehet në një pikë atraksioni. E kështu me radhë pra me të gjitha zonat e prekura mund të bëjmë transformime historike”, tha kryeministri Rama.