“Projekti Rama-Vuçiç për të izoluar dhe copëtuar Kosovën”, Aldo Bumçi nis fjalën në foltoren e protestës para Kryeministrisë

Screenshot_11-6-780x405.png

Ka nisur protesta e opozitës e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër vizitës së presidentit serb Vuçiç në Shqipëri si pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

“Shqiptarë të ardhur nga gjitha trojet në këtë protestë madhështore. Kemi ardhur të protestojmë kundër “Ballkanit të Hapur” kundër projektit të regjimeve autoritareve. Ata që bënë aleancë me krimin duhet t’i paraqesin para botës sikur të jenë garantues të paqes në Europë. Kosova është e njohur nga mbi 100 vene të botës dhe kur pritej që Serbia të njihte Kosovën, në skenë na doli aleanca Rama – Vuçiç paraqiti projektin kundër Kosovës, një thikë pas shpine që Edi Rama i ka bërë Kosovës dhe stabilitetit të Rajonit. Rama – Vuiçiç pas projektit për ndarjen e Kosovës dështoi, ata filluan me Ballkanin e hapur , përpjekje për të izoluar Kosovën, kjo është fasada që i jep Vicic-it ish ministrit të Milloshevicit. Rama i bën fasadën dhe thotë ky është lider europian, ky është Rama i cili ka besim tek Serbia dhe Vucic. Rama bën pazare për pushtet, vetëm karrigia e tij për të qenë mbret, Ballkani i HJapur nuk është projekt europian. Sot opozita është e gjallë është në shesh dhe nuk do ndalojë më dhe këtë rrugë që kemi nisur do t’i shkurtojmë ditët këtij regjimi, nuk do të ndalemi me protesta…protesta dhe vetëm protesta” tha Bumçi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303