Prokuroria merr vendimin për Marsida Qatjan, i ‘priten shpresat’ për të shkuar te burri në Gjermani

Vijojnë hetimet për ngjarjen e 9 tetorit në qytetin e Kavajës.

Prokuroria ka kërkuar masën ‘Detyrim Paraqitje’ për Marsida Qatjan, pasi është nënë e tre fëmijëve.

Ndërsa gjykata ende nuk ka dhënë vendimin përfundimtar për të akuzuarën.

Sakaq, mësohet se Qatjas i është hequr e drejta për të lëvizur jashtë vendit. Duke qenë se bashkëshorti i saj vuan dënimin në një burg të Gjermanisë, dyshohet se ajo mund të dilte jashtë Shqipërisë duke shkuar tek ai.

Theksojmë që Qatja hetohet për përshtatje të ambjenteve të banesës për konsumim droge.

Nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Kavajë disa ditë më parë, u ekzekutua 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe mbeti i plagosur shefi i sigurisë së burgut Bledar Toçi.