fbpx

Prokuroria merr vendimin për Salianjin, ja sa u dënua

Prokuroria ka dhënë sot pretencën për çështjen “Babale” pasi akuzohet për kallëzim të rremë bashkë me gazetarin Jetmir Olldashi dhe të pandehurit Albert Veliu dhe Alfred Alizoti kundër vëllati të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

bëjnë me dije se ndaj Salianjit,  në pretencën e saj, Prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove.

Prokurori i çështjes, Kol Hysenaj ka kërkuar dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për Albert Veliun, i cili akuzohet për ‘Kallëzim i rremë’ dhe ‘kalim të paligjshëm të kufirit’, ndërsa për Fredi Alizotit, 3 vite burg ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashin vit burg, dënim ky që të zëvendësohet me 200 orë pune publike të detyruara.

Në përfundim të seancës, Ervin salianji ka thënë para gazetarëve se dënimi që ka kërkuar sot Prokuroria është një masë e kërkuar ndaj tij që nga dita kur ka bërë publikimet e dosjes “Babale”.

“Unë jam bërë në Prokurori si njëri prej jush ku paraqitem dhe raportoj, Ogani i akuzës ka cituar një akt duke mos marrë asnjë provë në shqyrtim nga ato që kemi depozituar. Prokuroria politike në vend që të dënojë ata që janë marrë me drogë dhe korrupsion, merren me ata që denoncojnë. Sot nuk u kërkua dënimi im, dënimi im është kërkuar që në momentin kur kam bërë publikimet. Askush nuk mund të më pengojë dhe kërcënojë me këshillat personale të Partisë Socilaiste”, tha Salianji