Prokuroria nis hetimet për protestën në Parlament

pro-parlament.jpeg

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas protestës së mbajtur sot para Parlamentit, protestë që përfundoi me disa policë dhe banorë të plagosur.

Një grup pune i Prokurorisë së Tiranës shkoi në Spitalin e Traumës për të hetuar në lidhje me policët e plagosur dhe një grup tjetër i Prokurorisë së Tiranës kreu veprimet në vendngjarje.

12 efektivë policie pësuan lëndime të ndryshme gjatë përplasjes fizike në protestën e sotme dhe dy prej tyre raportohet se janë më rëndë. Policët janë vizituar edhe nga Ministri Lleshaj.

Ndërkohë, në spital kanë përfunduar edhe disa banorë që protestuan, por numri i saktë i tyre nuk dihet.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303