Prokuroria si ndahet Tahirit, ankimin vendimin e gjykatës për rrëzimin e akuzave

tahiri.jpg

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ankimuar vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahriri. Një ditë edhe më parë edhe Tahiri ankimoi vendimin e Gjykatës, e cila e shpalli fajtor me akuzën për ‘Shpërdorim detyre’.

Ndaj Tahirit ranë të gjitha akuzat për trafik droge në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal mbi të cilat Prokuroria kërkoi që ish-ministri i Punëve të Brendshme të dënohej me 12 vite heqje lirie. Pas dy vite hetime, nga nëntori i 2017-ës, Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri  duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre, një vendim prej të cilit, ai nuk do të bëjë asnjë ditë burg!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303