Promovohet libri për Hashim Thaçin, autori francez: Burrë shteti!

libri_per_thacin.jpg

Salla UNESCO e Muzeut Historik Kombëtar, këtë të premte mirëpriti promovimin e librit të autorit francez Jacques Baudouin. “Lindja e një Demokracie: Hashim Thaçi dhe Rruga drejt Kosovës së Pavarur”.Ky libër i ri për presidentin e Kosovës,  fokusohet në rolin e tij protagonist gjatë luftës dhe në Kosovën e pasluftës.

“Lindja e një Demokracie: Hashim Thaçi dhe Rruga drejt Kosovës së Pavarur”. Është ky libri i autorit Franez Jacques Baudouini prezantuar në sallën Unesco të Muzeut Historik Kombëtar, mes personalitetesh, dashamirës të artit dhe historianë.

Parathënia e kësaj vepre që hedh dritë jo vetëm mbi zhvillimet politike, por edhe ata historike dhe shoqërore në Kosovë u shkrua nga Bernard Kouchner, ndërsa pasthënia e saj nga Dan Everest.

Ky libër i ri për presidentin e Kosovës,  fokusohet në rolin e tij protagonist gjatë luftës dhe në Kosovën e pasluftës. Autori i librit vlerësoi figurën e presidentit të Kosovës si një burrë shteti.

“Ishte dhe personaliteti i presidenti Thaçi, karakteri i tij aq i fortë që ishin për mua një frymëzim aq i madh për të shkuar sa më afër të vërtetës dhe faktet që kishin ndodhur. Gjatë takimeve që kam pasur me të, unë pata fatin të zbuloja këtë burrë shteti autentik. Është ai që ka pasionin e vendit të tij dhe një vision politik afatgjatë”

Ndërsa historiani, profesor Pëllumb Xhufi, bëri një vështrim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga themelimi i saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303