Rrëzohet helikopteri i presidentit të Leicester

Helikopteri i pronarit të Leicester City u rrëzua në parkingun e stadiumit “King Power”,  jashtë terrenit të klubit pasi u largua nga stadiumi pas një ndeshje të Premier League me West Ham United.

Një burim i afërt me familjen e pronarit të skuadrës angleze ka raportuar se Vichai Srivaddhanaprabha ishte në helikopter.

Një dëshmitar raportoi se kishte  parë lojtarin e Leicester, Kasper Schmeichel, të vraponte jashtë stadiumit drejt vendngjarjes.

Ende nuk dihet zyrtarisht se sa njerëz të tjerë ishin në bordin e helikopterit, por burime pranë klubit sportiv anglez raportojnë se pronari i klubit, së bashku me një prej vajzave të tij, dy pilotë dhe një person të pestë të paidentifikuar ishin në helikopter kur ai u përplas dhe më pas mori flakë.

Policia e Leicestershire tha se oficerët po punojnë së bashku me shërbimet e tjera të emergjencës, për të përcaktuar rrethanat e përplasjes.

Leicester City tha se klubi po ndihmon policinë dhe shërbimet emergjente dhe se do të japë një deklaratë më të detajuar në kohën e duhur.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të mbijetuar nga aksidenti i rëndë.

Lër një koment