fbpx

“Propagandë e pështirë”. Deputeti Murrizi me tone të ashpra nga Kuvendi: U paguan nga taksat e shqiptarëve

Murrizi2-770x430.jpg

Deputeti Myslim Murrizi ka folur sot me tone të ashpra nga seanca plenare lidhur me vaksinat që po vijnë në vendin tonë.

Deputeti deklaroi se vaksinat nuk kanë ardhur falas dhe se janë paguar me taksat e shqiptarëve.

Po ashtu Murrizi tha se për vendin tonë duhen 6 milion vaksina, ndërkohë që brenda marsit kanë mbërritur 19 mijë, duke pyetur se sa kohë i duhet qeverisë që ti sigurojë.

‘Më në fund e kuptuat që marrëveshja gjoja sekrete me Pfizer për dy vite rresht është një marrëveshje që na u shit si show propagandë arritje triumf suksesi. Çfarë thonë shifrat sot, që deri tani kanë ardhur 90 mijë vaksina dhe që janë vaksinuar 45 mijë individë. 36 mijë mësues ka Shqipëria keni vaksinuar 10 mijë nëse 30% është shifër reale. Do të vaksinojmë me Sputnik-V moshën mbi 80 vjeç, a ja dalin dot me 10 mijë vaksina 203 mijë individë që ka ky vend. Propaganda e daljes me tenxhere në dorë për çdo ngarkesë për një grusht vaksinash është e pështirë. Është vaksinë e blerë nga taksat e shqiptarëve.

Advertisement

Edhe ato që janë peshqesh, 10 mijë vaksina nga 12 euro bëjnë 12 mijë euro. E falenderojmë princin e Arabisë. Nuk besoj se është ndonjë hata e madhe kur nga cilido shtet, apo princ qoftë ky dërgon peshqesh 12 mijë euro. Aq sa treçereku i kandidatëve tuaj i kanë kostume. Kur planifikohet me të gjitha mekanizmat tuaj që të vaksinohet më shumë se gjysma. Pra më këtë ritëm Shqipërisë i duhen 6 milionë vaksina.

Me këtë ritëm që u mbyll marsi me 19 vaksina a mund të më thoni sa kohë u duhet që ky vend të sigurojë 6 mln shqiptarë? Se ça lidhje ka ministria e Tërmetit me vaksinën. A nuk kanë besim tek ju znj. Ministre që duan t’ja japin vaksinat këtij qametit. A është punë lekësh këtu!’- tha Murrizi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303