‘Propocione’ me sukses, policia arreston 2 persona për shpërndarje droge

Policia e Tiranës bën me dije se kanë arrestuar 2 persona dhe 2 të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Uniformat blu të kryeqytetit thanë se arrestimet janë bërë pas sekuestrimit të drogës, e cila dyshohet se shpërndahej nga ana e të rinjve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar  “Propocione”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale  të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Arrestohen në flagrancë dy shtetas , si dhe procedohen penalisht edhe dy shtetas të tjerë(njëri prej tyre shtetas italian)

Sekuestrohen 974 gramë të ndara në propocione gati për shpërndarje. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në vijim të punës për parandalimin e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion të koduar “Propocione”, ku nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve  në bashkëpunim me  shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 3, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. K., 34 vjeç banues në Tiranë

– I. K., 24 vjeçe,  banuese në Tiranë

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasi P. Z., 23 vjeç lindur dhe banues në Itali dhe shtetasi L. Z., 27 vjeç banues në Tiranë.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasve  S.K dhe I.K, policia iu gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 974 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, ndërsa shtetasit P.Z dhe L.Z,  kanë ndihmuar shtetasit e arrestuar  për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /real-news.tv/