Propozimet e Rudina Hajdarit për zgjedhoren, 4 opsione për sistemin…të gjitha me lista të hapura!

Zbardhen propozimet e grupit parlamentar demokrat për reformën zgjedhore.

Janë 4 opsione që grupi i udhëhequr nga deputetja Rudina Hajdari propozon për sistemin zgjedhor, por në të gjitha prej tyre, mbizotëron fjala “listat e hapura”.

Opsioni i parë është i propozuar nga deputetët Ralf Gjoni, Myslim Murrizi dhe Nisma Thurje: Sistem proporcional kombëtar, një zonë zgjedhore, dhe kuvendi të jetë më 100/140 deputetë, një model i ngjashëm me Kosovën. Ky ndryshim kërkon ndryshime në Kushtetutë.