Propozimi i Macron për të ndihmuar Shqipërinë të përballojë pasojat e tërmetit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka propozuar organizimin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë të përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të muajit nëntor.

“Na duhet një konferencë solidariteti për Shqipërinë’, tha kreu i Elizesë pas samitit të NATO-s në Watford.

Sipas tij, konferenca që do të organizohej nga Franca do të ndihmonte në mobilizimin e partnerëve publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin pas tërmetit me magnitudë 6.4, i cili i mori jetën 51 personave dhe la mijëra vetë të pastrehë.