fbpx

Propozimi i Thaçit për 2019-n, Vit i NATO-s, reagon Rama

download.png

Presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi, e ka shpallur Vitin 2019 – “Vit të NATO-s në Kosovë.

Njoftimi është bërë nga Presidenca e Kosovës. “Në këtë vit shënohet 20 vjetori i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë, intervenim ky që kishte ndodhur pas masakrave, spastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe mbi popullatën civile në Kosovë, si dhe pas dështimit të përpjekjeve diplomatike botërore për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Kosovën.

Më 24 mars 1999, forcat ajrore të NATO-s e kishin nisur fushatën e bombardimeve kundër caqeve të shtetit serb, që kishte zgjatur gjithsej 78 ditë, duke ndalur gjenocidin dhe sjellë lirinë për Kosovën.

Populli i Kosovës do u jetë përjetësisht mirënjohës shteteve anëtare të NATO-s për mbështetjen e tyre”.

Ndërkohë që ka qenë pa minuta më parë Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një statusi në rrjetin social ‘Tëitter” ka përshëndetur ketë ide të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Rama shprehet se kjo korrespondon edhe me 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në këtë strukturë. Mes tjerash, shefi i ekzekutivit shkruan se është  koha që dita e kufirit “Shengen” në Morinë të shërbejë si një moment kulmor i këtij viti.

“E përshëndes idenë e goditur të Hashim Thaçit për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë. Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO. Le ta bëjmë ditën e kufirit “Shengen” në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s”, shkruan Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *