fbpx

Protagonistët/Ja si e kujtojnë rrëzimin ‘Enver Hoxhës’

auto_rrezimi-bustit1519111309.jpg

20 Shkurti përkon me datën e rrëzimit së monumentit të diktatorit Enver Hoxha, një datë që përkon më rënien e regjimit komunist në Shqipëri.

Saimir Maloku është një ndër viktimat e këtij sistemi, ndërsa 20 shkurtin e vitit 1991 ishte në qendrën e kryeqytetit.

Saimir Maloku, ish i përndjekur politik: Nga RTSH kemi ardhur deri këtu. Populli iu turr monumentit që ka qenë. Ishte urrejtja e madhe që ishte akumuluar në 47 vjet. Para 2 vjetëve, atëhere ishte vendosur ky monument edhe thërrisnin “Parti Enver jemi gati kurdoherë” dhe pas dy vitesh ishte po ky popull që bërtiste “Enver Hitler”, transmeton Ora News.

Ndërsa Bedri Blloshmi, tregon përjetimet e këtij moment historik dhe aq të pritur nga shqiptarët, nga burgu I Burrelit.

Bedri Blloshmi, ish i përndjekur politik: E kam parë nga burgu i Burrelit, u kënaq shumë kur e tërhoqën zvarrë. Hija e tij akoma e sot është e fuqishme.

Monumenti i diktatorit Enver Hoxha u rrëzua 28 vitë më parë, për të nisur një epokë të re politike për të gjithë shqiptarët./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303