Protesta, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve

amb.jpg

Shumë shpejt pritet të nisë protesta e sotme para Parlamentit, ku shumë qytetarë nga rrethet janë nisur për të marrë pjesë dhe për të protestuar.

Ndërkohë, Ambasada amerikane ka reaguar në lidhje me protestën me anë të një postimi ne faqen zyrtare në ‘Facebook’.

Ambasada i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të refuzojnë dhunën dhe i kërkon qeverisë dhe policisë që të tregohen të përmbajtur.

‘Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur’, shkruhej në njoftim./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303