35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Protesta/Dhjetëra protestues përfundojnë në spital

spot_img

Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj rrethoi për 4 orë rresht Kryeministrinë dhe Parlamentin. Turma marshoi rreth Kryeministrisë dhe Kuvendit si simbolikë për rrethimin e qeverisë nga qytetarët.

Protesta u shoqërua me tensione tek Kuvendi, ku protestuesit tentuan të thyejnë kordonin policor duke qëlluar edhe me sende të forta,  por u shpërndanë me gaz lotsjellës nga policia.

Gazi lotsjellës bëri që dhjetëra protestues të opozitës të përfundojnë në urgjencën e Tiranës për të marrë ndihmën e parë.

Gjendja e tyre është paraqitur e rënduar duke shfaqur probleme të theksuara në frymëmarrje dhe humbje të shikimit.

Brutaliteti i policisë, me përdorimin e lëndëve helmuese, mbi protestuesit ka sjellë dëmtime serioze për ta. Junta ushtarako-policore e Ramës ka ushtruar dhunë dhe ka goditur qytetarët. Kodhel Çala është sulmuar nga afër me pistoletë lëndë-hedhëse, drejt e në sy. Ka humbje shikimi dhe komplikacione në frymëmarrje. Flamurmbajtësi, i veshur me simbolet e flamurit, Ago Nuhaj, goditet dhe ai. Gjendja shëndetësore është e agravuar me shikimin dhe frymëmarrjen. Ky është regjimi i “hajdutit” psiqik. Fundi është afër!”, shkruan ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi.

Opozita akuzon qeverinë për lidhje me krimin, blerjen e votave dhe kërkon qeveri transitore pa Edi Ramën kryeministër.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat