22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Protesta e 16 shkurtit, Basha: Nesër fatin tuaj e keni ju

spot_img

Vijon protesta e banorëve te ‘Unaza e Re’, ku pak momente më parë iu bashkua edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Kreu i Partisë Demokratike theksoi se ‘oligarkët hajdutë nuk gjejnë vrimë ku të futen dhe krye hajduti po bëhet gati t’ia mbathë’.

Gjithashtu, Basha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe banorëve te Astiri që t`i bashkohen ditën e nesërme protestës së opozitës.

“Banorët e Unazës së Re u ngritën për shtëpitë e tyre, por e keqja ka kapluar vendin. E keqja nuk është varfëria, por qeveria që është kapur duke vjedhur. Ju keni në dorë të diktoni cdo ndryshim. Nesër fatin tuaj e keni ju. Qindra mijëra do bashkohen nesër”, tha Basha.

Në orën 11:00 do zhvillohet protesta përpara Kryeminsitrisë, ndërkohë që Ramna pritet të jetë në Vlorë./real-news.tv

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/398002177644142/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat