fbpx

Protesta e 16 shkurtit/ Policia e Tiranës nuk i jep leje PD-së

Protesta-e-PD.jpg

Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se i ka refuzon lejen për protestën e 16 shkurtit opozitës.

Opozita kishte bërë kërkesë për të lejuar tubimin para Piramidës, para kryeministrisë dhe në rrugën Ismail Qemali.

Policia do të dislokojë forcat para Kryeministrisë dhe Piramidës të shtunën.

‘Ju njoftojmë se tubimi i datës 16 shkurt do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në sheshin para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe rruga “Ismail Qemali”. Caktimi i vendit të tubimit është e drejtë kushtetuese e organizatorit dhe drejtuesit të tubimit. Për këtë arsye ligji parashikon njoftimin dhe jo kërkesën për leje në rastin e zhvillimit të një tubimi’, thuhet në kërkesën e PD-së, ndërkohë që policia e ka refuzuar atë.

‘Hapësirat ndërmjet kryeministrisë dhe piramidës do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e policisë dhe të Gradës së Republikës” të cilët do të përmbushin detyrat ligjore para, gjatë dhe pas protestës. Dhe rruga “Ismail Qemali” do të jetë e lirë pasi do të shërbejë për përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave ligjore të policisë së shtetit, gardës së republikës, urgjencave mjekësore, emergjencave dhe agjencive të tjera ligjzbatuese’, është përgjigjur policia e Tiranës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303