Protesta e 16 shkurtit, Prokuroria jep masën për të arrestuarit

Është dhënë masa e sigurisë ditën e sotme nga Prokuroria për 19 qytetarët që protestuan më 16 shkurt përpara Kryeministrisë.

Bëhet me dije se për 14 të arrestuarit është dhënë masa ‘Arrest me burg’, ndërkohë për 4 të tjerë ‘Detyrim paraqitjeje’.

Ndërsa për një tjetër të arrestuar është dhënë masa ‘Arrest shtëpie’.

Mbi 19 protestuesit rëndon akuza e shkatërrimit të pronës dhe kundërshtim i forcave të rendit./real-news.tv