Protesta e 16 shkurtit, vihet në lëvizje qeveria

Protesta e paralajmëruar nga opozita më 16 shkurt ka vënë në lëvizje qeverinë e kryeministrit Rama.

Gjuha e përdorur nga opozita dhe frika nga një protestë masive ka bërë që qeveria të marrë masat e duhura për të përballuar daljen e mundshme nga kontrolli të protestës së 16 shkurtit.

Kjo ka mobilizuar strukturat qeveritare të cilat kanë filluar të sjellin në kryeqytet automjete të blinduara dhe që shërbejnë kryesisht për shpërndarjen e turmave.

Nga fotot e mbërritura në redaksinë e “real-news.tv” evidentohen automjete të tilla të cilat janë duke mbërritur drejt Tiranës me qëllim përdorimin e tyre më 16 shkurt./real-news.tv/