Protesta e 8 qershorit, paralajmërimi i mediave botërore

protesta_kryeministria.jpg

Prestigjiozja ‘Reuters’ i ka kushtuar sërish një shkrim protestës së fundit të realizuar nga opozita përballë Kryeministrisë.

Në artikull cilësohej pikërisht fakti i përdorimit të dhunës si dhe plagosja e efektivëve të policisë, por edhe e protestuesve.

Reuters paralajmëron se protesta e radhës do të jetë vendimtare për Shqipërinë.

” Lideri i opozitës Lulzim Basha, tha se s’ka më kohë për fjalë dhe pritet që situata në protestën e fundit të jetë shumë e ‘nxehtë’”, thuhet në shkrim.

Më tej, në artikull thuhet se një protestë aq masive dhe e dhunshme mund të jetë e rrezikshme për negociatat e Shqipërisë, por dhe ekonominë e të gjithë Ballkanit pasi trazirat e shumta do të ndikojnë negativisht pranë sezonit turistik.

Në fund të shkrimit, prestigjiozja ndërkombëtare ngre pyetjen: “A do të arrijë protesta e opozitës të rrëzojë kryeministrin”?/real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303