fbpx

Protesta e djeshme e opozitës, Basha mesazh të fortë Ramës

basha-rama-780x405.jpg

Mbrëmë u mbajt protesta e 9 kombëtare e opozitës, e cila u zhvillua përpara Kryeministrisë pa incidente dhe pa dhunë.

Ndërkohë, ditën e sotme ka reaguar kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ shkroi se 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës dhe Organizatës Kriminale të Rilindjes.

Ai thekson se kjo krizë do të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime.

“Rruga për të dalë prej saj kalon përmes standardeve europiane: Para drejtësisë hajdutët e votave, largimi i Edi Ramës, reformë e thellë politike, dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, shkruan Basha në Facebook.

Një statujë e lartë rreth 7 metra ishte simboli më i dukshëm i protestës së djeshme të opozitës.

Ai ishte Edi Rama në një statujë që evokon pamjen e diktatorit komunist Enver Hoxha, të cilët protestuesit e rrëzuan.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303