Protesta e opozitës, Basha mesazh nga Brukseli

Ka nisur protesta e opozitës përpara Parlamentit, ku shumë qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër Ramës dhe qeverisë së tij. Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk ndodhet në protestë, pasi po zhvillon një takim në Bruksel.

Gjithsesi, ai ka postuar një status në rrjetin social ‘Facebook’ në lidhje me protestën e sotme. Basha shkruan se kauza e qytetarë është e drejtë.

“Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet! #ShqiperiaSiEuropa“, shkruan Basha.

Ndërkohë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në protestë së bashku me ish-liderin demokratik, Sali Berisha. /real-news.tv