20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Protesta e opozitës/Ja ku do të jetë Rama sot

spot_img

Ndonëse mazhoranca ka vendosur të mbledhë sot në orën 17:00 Kuvendin, seancë e parashikuar për të enjten. Por një vendim të papritur ka marrë sot edhe opozita, e cila ka vendosur të protestojë pikërisht në të njëjtin orar.

Ndërkohë që kryeministri Rama mësohet të mos marrë pjesë në Kuvend. Pak më parë ai u shfaq në një takim në spitalin e Lushnjes, ndërsa pritet që të zhvillojë në orën 16:00 edhe një takim me qytetarët.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka e cilësoi takimin si antimitingun e radhës së kryeministrit, i cili fshihet dhe largohet nga Tirana dhe zyra e tij sa herë ka protesta.

Edhe gjatë protestës së 21 shkurtit, kryeministri Rama zgjodhi të largohej nga Tirana. Ai u zhvendos në Vlorë në një takim masiv me qytetarët atje./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat