Protesta e opozitës/ Masa të forta sigurie, shtohen forcat policore

Sot do të zhvillohet protesta kombëtare e radhës së opozitës në orën 18:30.

Pritet që tubimi të vijojë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku masat e sigurisë nga policia janë mjaft të larta.

Bëhet me dije se godina e Kryeministrisë do të jetë ë rrethuar me gardh metalik, ndërkohë që numri i efektivëve do të shtohet.

Gjithashtu, policia ka instaluar kamera rreth zonës së Kryeministrisë për të filmuar personat që cenojnë rendin publik si dhe në gatishmëri janë vendosur forcat RENEA.

Sa i takon një skenari të opozitës, protesta e sotme do jetë një marshim.

Sekretari Organizativ i PD, Sait Dollapi do të mungojë në protestë, por i pranishëm do të jetë Sekretari i burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli./real-news.tv