fbpx

Protesta e opozitës, nisen qytetarët e parë nga rrethet drejt Milotit

protesta-28-mars-3-675x450.jpeg

Shumë qytetarë nga rrethet janë nisur drejt Milotit për të marrë pjesë në protestën e radhës së opozitës, që zhvillohet ditën e sotme.

Partia Demokratike ka bërë me dije se mijëra qytetarë nga Dibra janë nisur për në Milot.

Kujtojmë që sot do të protestohet në 5 qarqe të Shqipërisë, pikërisht në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë.

Protesta do të startojë në orën 18:00, ku kryetari i opozitës, Lulzim Basha do të jetë në rrethrrotullimin në Fushë Milot.

Pritet që qarkullimi të paralizohet nga protesta e opozitës./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303