fbpx

Protesta e opozitës / Policia e burgjeve rreshtohet krah FNSH dhe RENEA-s

protesta-28mars-opozite.jpg

Ditën e sotme në orën 19:00 opozita e bashkuar me në krye PD dhe LSI pritet të organizojë protestën e 7 kombëtare.

Ende nuk është bërë i ditur skenari i protestës, por duhet theksuar se thirrjet e kreut të opozitës Lulzim Basha për largimin e Ramës sa nuk është vonë kanë qenë të shpeshta.

Risjellim në vëmendje se protesta e fundit e opozitës mbajtur në 25 maj 2019, u zhvillua e qetë dhe pa akte dhune.

Protesta e sotme nuk ka ndonjë ndryshim nga protesta e mëparshme në masat që ka marrë policia për protestën e 7 kombëtare të thirrur nga opozita këtë të diel.

Janë plot 1500 efektivë që do të angazhohen në protestën të cilët janë efektive te kryeqytetit por edhe nga rrethet . Nga organizatorët është njoftuar se protesta do të zgjasë nga ora 19 deri në 23.59 të së dielës dhe ajo do të jetë një protestë marshim në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Por në përgjigjen zyrtare të rikthyer nga policia kërkohet që protesta të përqendrohet vetëm në bulevardin kryesor, pasi pengon vijim normalisht të aktivitetit të qytetarëve jo protestues, gjithashtu policia u ka kërkuar organizatorëve të qëndrojnë në deri në orën 21 duke u lënë një kufi prej dy orësh.

Ndërkohë që prej mbrëmjes së të shtunës policia ka kaluar në gatishmëri të përforcuar që ndërsa në gatishmëri kanë kaluar edhe policia e burgjeve dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato të Renea-s.

Nga ana tjetër policia rrugore do të bllokojë dhe devijojë qarkullimin në të gjitha akset që të çojnë drejt sheshit “Skënderbej” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Po krahas efektivëve masa janë marrë edhe në infrastrukturë duke zëvendësuar kamerat e dëmtuara në protestat e mëparshme.

Ndërsa nuk kanë munguar edhe lyerja me graso e shtyllave të tensionit në bulevard.

Ndërkombëtarët prej disa javësh kanë bërë thirrje që protestat të jenë demokratike dhe qytetarët të distancohen nga aktet e dhunës.

Gjithashtu ata i kanë bërë thirrje krerëve të opozitës të dënojnë aktet e dhunës.

Jo më larg se dje Partia Socialiste hapi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa tashmë pritet turi në çdo qytet për të prezantuar platformën për “Bashkia që Duam”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303