20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, qytetari plaset në tokë

spot_img

Një qytetar është ndjerë keq në protestën e opozitës që ka nisur përpara kryeministrisë. Derimë tani atij nuk i është dhënë ndihma e parë nga ana e ambulancës, ndërsa mbetet të paqarta shkaqet që kanë çuar në gjendjen e rënduar të tij.

Vonesa e ambulancës për minuta të tëra ka bërë që gjendja e tij të rëndohet, ndërsa kanë qenë protestues ata që i kanë dhënë ndihmën e parë.

Kujtojmë se kjo është protesta e 3-të masive që zhvillon opozita e bashkuar pas asaj të 16 Shkurtit dhe të 16 Marsit, pas vendimit për të djegur mandatet e deputetëve dhe për të dalë në rrugë.

Edhe në protestat e tjera kombëtare, pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme, ndërsa për herë të parë qytetarët grumbullohen në orët e pasdites.

Opozita kërkon një qeveri tranzitore, që të mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër. Vendi prej javësh ndodhet në një kolaps instyitucional,  pasi ende nuk është bërë e mundur që të plotësohet numri prej 140 deputetësh që parashikon Kushtetuta e vendit.

E megjithatë deri më tani nuk ka asnjë hap pas nga mazhoranca socialiste, ndërsa Rama është shprehur se do të mbajë mandatin deri në vitin 2021.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat