Protesta e opozitës/ Reagimi i parë vjen nga Erion Braçe

Screenshot_1-3.png

Opozita jo parlamentare për dy orë ka bllokuar 12 akset në qarqet kryesore të vendit ditën e djeshme.

Kjo protestë u mbyll para pak minutash nga kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili ishte i pranishëm në Bradashesh të Elbasanit ku ky aks mbahej i bllokuar.

Ndërkohë në lidhje më këtë protestë ka ardhur edhe reagimi i parë nga mazhoranca. Bëhet fjalë për zv/kryeminsitri Erion Braçe.

Braçe me anë të një fotoje në Facebook ku shihen disa turistë në Tiranë,  ka ‘thumbuar’ Bashën duke thënë se nuk ka as bezdisje minimale nga protesta e organizuara.

Postimi i plotë:

TIRANALIVE

JETON, PUNON, BEN EKONOMI!

Nderkohe qe, Lylzim Basha, Monika Kryemadhi dhe nga nje grusht militantesh te partive te tyre qe duan pushtet, kane zene rruget, me qellimin e shpikjes se “revoltes popullore”; Ne Tirane, ne  Bulevard, dhjetera grupe turistesh, kembehen me njeri tjetrin dhe, JANE SHUME, SHUME, nga kudo, prej Azise ne Evrope! Revolte jo e jo, po as bezdisje minimale nuk ka!  LERE TIRANEN TE JETOJE  MOS BLLOKO EKONOMINE  MOS BLLOKO PUNEN E NJEREZVE.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303