fbpx

Protesta e opozitës, reagon edhe delegacioni i BE

be-600x341-1.jpg

Pas reagimi të Ambasadës Amerikane, ka ardhur edhe deklarata e delegacionit të BE-së në Shqipëri. Me anë të një postimi, delegacioni i Be thotë se protesta duhet ushtruar në mënyrë paqësore, pa përdorur dhunën.

“Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Ne u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë liderëve të partive që të tregojnë përgjegjësi për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave”, thuhet në deklaratë.

Më tej, delegacioni i BE thekson se do vazhdojë që të mbështesë procesin demokratik në Parlament.

“Tani është shumë urgjente që të kapërcehet situata politike aktuale duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, edhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit. Shqipëria ka nevojë për një dialog ndërpartiak për reformat më urgjente, duke përfshirë reformimin e kuadrit ligjor zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”, përfundon njoftimi./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303