33.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, reagon Rama për mediat italiane

spot_img

Sot u zhvillua një tjetër protestë e opozitës përpara Kuvendit, ku edhe u dorëzuan mandatet e tyre si deputetë.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me protestën me anë të një interviste zhvilluar nga media italiane, ‘Il messaggero’.

“Por çfarë proteste e popullit? Këtu nuk jemi përballë jelekverdhëve, studentëve, sindikatave apo forcave të tjera të shoqërisë. Kjo është protesta e organizuar nga establishmenti i para 5 viteve që është përzënë me forcë nga populli me një milion vota. Më vjen keq që mediat italiane i kanë dhënë aq shumë rëndësi një manifestimi të opozitës në të cilën është nxitur dhuna”, tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri Rama tha për ‘Il messaggero’ se italianët duhet të dinë se Shqipëria është në prag të zgjedhjeve vendore dhe se opozita e di se do humbasë në të gjitha qytetet./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat