Protesta e opozitës, vjen reagimi i ashpër i Erion Veliajt

Ka ardhur reagimi i kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt në lidhje me protestën e djeshme të opozitës te Kryeministria.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Veliaj shkruan se Tirana nuk do t`i përkulet aspak urrejtjes dhe dhunës, por do të vijojë të bëjë progres.

“Tirana kthehet në normalitet pas valës së vandalizmit të krahut të djathtë! Qyteti ynë është i fortë dhe progresiv!  Nuk do t’í përkulet urrejtjes dhe dhunës! Ne jemi në shtëpi për 140 kombësi, dhe respektojmë të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu”, shkruan ai./real-news.tv