Protesta e Sindikatës së Arsimit, vjen reagimi i MAS

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Rinisë ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e sotme nga Sindikata e Arsimit.

Në njoftim, thuhet se MAS ka dialog të vazhdueshëm me sindikatat për diskutimin e çështjeve të ndryshme si buxheti, nismat e reja dhe sidomos kontrata kolektive

‘Në kuadër të protestës së sotme para ministrisë nga ana e Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dëshiron të theksojë se protesta është një e drejtë dhe “1 Maji” është pikërisht dita kur ushtrohet kjo e drejtë nga sindikatat.

MASR nënvizon se ka dialog të vazhdueshëm me sindikatat për diskutimin e çështjeve të ndryshme si buxheti, nismat e reja dhe sidomos kontrata kolektive.

Kontrata përfshin të gjitha kërkesat e sindikatave dhe jemi të lumtur që rritja e përvitshme e pagës së mësuesit do të reflektohet në pagën e prillit, të cilën çdo mësues/e do ta ketë në llogarinë e tij/saj duke filluar që nga dita e nesërme.

Ndër të tjera, MASR i uron përzemërsisht 1 Majin të gjithë punëtorëve dhe sindikatave’, thuhet në njoftim./real-news.tv