32.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Protesta e studentëve, lirohet qarkullimi

spot_img

Sot ishte dita e 13-të e protestës së studentëve, të cilët vazhduan thirrjet e tyre për plotësimin e 8 kërkesave përpara Kryeministrisë. Ata qëndruan për orë të tëra përpara zyrës së Ramës, ku u bashkuan edhe qytetarë e prindër në protestën e tyre kombëtare .

Afati kohor që studentët i kishin lënë Kryeministrit për një përgjigje për 8 kërkesat e tyre ishte ora 16:00. Duke mos marrë një përgjigje nga Rama, ata bllokuan rrugët kryesore në kryeqytet.

Deri më tani, studentët ishin prezentë te rrethrrotulli i Zogut të Zi, por bëhet me dije se ata janë larguar dhe qarkullimi i automjeteve është i lirshëm.

Ende nuk dihet nëse nesër sërish studentët do vazhdojnë me protestën e tyre, derisa të arrihet kauza që i shqetëson.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat