fbpx

Protesta e studentëve në vargje (Për të mos u humbur)

protesta-masiveee.jpeg

Vargje për të mos u humbur janë këto të përgatitura nga studentët, të cilët prej ditësh protestojnë kundër qeverisë shqiptare për tarifat e larta të studimit në shtet.

Lindita Nikolla dil në bulevard

Shkolla është e jona jo biznes privat!

“1.Ska më heshtje s’ka më pritje,

Por ka vetëm brohoritje

Do vazhdojmë të kundërshtojmë

Sot studentët protestojnë

 

Ka shumë vite me tubime

Peticione dhe marshime

Sot studentët e bashkuar

Mbrojmë të ardhmen e dhunuar!

 

2.Jam student i revoltuar

Prej sistemit varfëruar

Refuzoj të jem e ardhmja

Që nga sot do jem e tashmja

Duam bursa, duam banesë

Kushte të mira për jetesë

Duam punë, duam dije

Jo pallavra qeverie!

 

3.S’duam luks qeveritar

Për piktura e Jaguar

Por shkollim me dinjitet

Ku studenti ka të drejtë.

S’duam rrena, duam dije

As reklama qeverie

Por reforma për konvikte

Përgjysmim të çdo tarife

Jam student që nuk frikësohet

Rezistenca nuk ndalohet

Por bashkohem, protestoj

Që haraçet t’i rrëzoj!

 

4.Pushtetarë dhe burokratë

Arrogantë dhe injorantë!

Ju na prishët ëndrrat tona,

Me tarifa me kartona.

Ne ju prishim gjumin tuaj,

Ju për ne jeni të huaj.

Dhunë kreditë për kreditë

Dhunë reforme gjëndje krize!

Jam student, jemi studentë

Nuk kam çmim, sjemi klientë!

Mjaft i zhvatët xhepat tanë

Ne nuk jemi bankomatë!

Por reforma dhe tregtare

Që gjithçka na e kanë marrë

Që na lënë në varfëri

Pa punë, pa dije, pa rini!

Jo kredi për kreditë

Po zerim të çdo tarife

S’duam zhvatje, s’duam borxhe

As pazare për bixhoze!

Për bixhoze burokratësh

Pushtetarësh dhe privatësg

Jo me jo nuk durohet

Në mjerim më nuk jetohet

Po do ngrihem do bashkohem

Jam rini që revoltohem!

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *