fbpx

Protesta e studentëve përpara MAS, reagon Shahini

Besa-Shahini.jpg

Gjatë ditës së sotme u zhvillua protesta e studentëve, të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

Ata zhvilluan tubimin e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, ku në shenjë revolte hodhën tymuese dhe thyen xhama të institucionit.

Ndërkohë, pak momente më parë ka ardhur edhe reagimi  i ministres së Arsimit,  Besa Shahinit, e cila shkruan se sot u mblodhën një grusht individësh partiakë.

“Ishte një trishtim për mua, por edhe një cenim i rëndë i imazhit të Studentit Protestues, që sot para Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë një grusht individësh partiakë e rrëmbyen me dhunë masën e vogël të studentëve duke e kthyer në sfond dhune. Thanë se do të vinin të kërkojnë cilësi të arsimit të lartë duke protestuar në të njëjtin vend ku protesta e dhjetorit i hapi rrugën #Paktit kuptimplotë për Universitetin. Por thjesht thyen xhamat e institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare”, shkroi Shahini.

Më tutje, ajo thekson se angazhimet për ‘Paktin për Universitetin’ do të vijojnë.

“Lajmi i mirë është se sot Studenti Protestues nuk ishte aty, por sidoqoftë trishtimi mbetet dhe turpi u mbetet atyre që lanë nam me “protestën” e kthyer në një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë angazhimet e #PaktitpërUniversitetin, që sot ka sjellë në jetën universitare bibliotekën digjitale, portalin e transparencës, bursat për ekselentët e studentët në nevojë, kantieret për përmirësimin e kushteve nëpër konvikte, zhvillimin e kartës për 110 mijë studentë të universiteteve publike”, shkruan ministrja e Arsimit./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303