fbpx

Protesta e Teatrit/ Qindra mblidhen në Durrës, firmoset peticioni

Me qindra qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme protestës së organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Durrës.

Qytetarët kanë firmosur peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte, ashtu siç ishte para shembjes.

Në fjalën e tij në këtë aktivitete regjisori dhe aktori Edmond Budina i ka bërë thirrje popullit nga Durrësi që mos ketë më frikë pasi Meta do e shpërndajë parlamentin.

”U vendos diktatura e mafies. Prandaj jemi këtu që të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë të ndyrë antikombëtare.

A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare, ndërtesë 80- vjeçare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar dhe shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Duhet të ishte si Roma por këta nuk kanë kujtesë kombëtare. Por këta shohin si të mbushin xhepat. Prandaj të ngrihemi të protestojmë, dhe ta largojmë këtë bandë që kanë uzurpuar vendin. Shikoni çbëhet në parlament. Ata bëjnë tallava në parlament. Tallen me popullin. Dërgojnë në teatrin kombëtar për të vrarë artistët, intelektualët. Sepse dërguan RENEA-n dhe filluan shembjen kur njerëzit ishin brenda. Ky parlament është i paligjshëm. Duhet të shpërndahet. Presidenti e tha, meqenëse populli do të ngrihet i gjithi, Presidenti do e shpërndajë, prandaj mos kini frikë, ngrijeni kokën.

Ata përpiqen me çdo mënyrë të përçajnë popullin.”- tha Budina.