Protesta globale për klimën/ Të rinjtë protestojnë në 110 vende të botës

Me sa duket “Efekti Greta” po përhapet në të gjithë botën.

Adoleshentja është kthyer sot në një prej zërave më të fuqishëm pas valës së grevave nëpër shkolla apo demonstratave kundër ndryshimeve klimatike që kanë nxjerrë nëpër rrugë të rinjtë europiane.

Sipas BBC Greta nuk është e vetme pasi edhe shumë studentë të tjerë i janë bashkuar nismës në mbarë botën të cilët janë pro mbrojtjes së klimës.

28 milionë të rinj votojnë tani për herë të parë në zgjedhjet europiane, dhe për analistët, ata do të kenë impakt jo vetëm mbi parlamentin e ardhshëm europian, por edhe mbi politikat e BE-së në vitet që do të vijnë.

Me një elektorat potencial prej 400 milionë votuesish, zgjedhjet për legjislaturë në bllokun europian, që zhvillohen nga datat 23 deri në 26 maj në vende të ndryshme anëtare, jane ushtrimi i dytë më i madh demokratik në botë pas Indisë.

Në periudhën që parapriu votimet, të rinjtë e ngritën zërin e tyre për shumë çështje që i shqetësojnë, duke nisur nga të drejtat dixhitale e deri tek marshimet e të rinjve britanikë pro-Be që kërkojnë një referendum të dyte mbi vendimin e shkëputjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas të dhënave të DW, në disa shtete anëtare, votuesit e rinj përbëjnë deri në 20% të elektoratit.

Nëse dalin në votime  impakti i tyre do të jetë i ndjeshëm./real-news.tv