fbpx

Protesta/ I vihet flaka hyrjes së Kryeministrisë

protesta-16-shkurt5.jpg

Rreth orës 15:00, protestuesit u përpoqën që t`i vinin flakën hyrjes së Kryeministrisë.

Ende po vijon tubimi i opozitës dhe protesta e qytetarëve përpara zyrës së Ramës.

Qytetarët kanë hedhur sende të ndryshme të forta drejt derës së blinduar të Kryeministrisë, ku së fundmi u përpoqën t`i vinin flakët.

Nga brenda ndërtesës është bërë e mundur shuarja e flakëve me ujë.

Ndërkohë, policia ka hedhur disa herë lot gazsjellës ndaj qytetarëve duke i shkaktuar asfiksim, por ata nuk janë sprapsur pasi po vijojnë ende me qëndrimin e tyre./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303