Protesta masive në Madrid mbi politikën e bisedimeve për Katalonian

Mijëra veta po protestojnë në Madridin qëndror kundër planit të qeverisë spanjolle për të lehtësuar tensionin në rajonin e Katalonjës.

Protesta u organizua nga partitë e qendrës së djathtë.

Partia Popullore (PP) dhe Ciudadanos (Qytetarët) e thirrën protestën pasi kryeministri Pedro Sánchez i ofroi separatistëve mundësinë për një tryezë të rrumbullakët për bisedime.

Partitë e konsiderojnë ofertën një tradhti dhe dorëzim. Separatistët e kanë hedhur poshtë ofertën.

Ashtu si partitë e qendrës së djathtë, edhe socialistët në pushtet kundërshtojnë pavarësinë katalanase.

Grupet e ekstremit të djathtë, duke përfshirë edhe partinë Vox, janë gjithashtu të pranishëm në protestë, nën sloganin “Për një Spanjë të bashkuar. Zgjedhjet tani!” /real-news.tv/