fbpx

Protesta në disa qytete, vjen reagimi i Ramës

edi-rama-4-691x450.jpg

Pas komunikimit në rrjetin social Facebook me studentët, vjen sërish reagimi i kryeministrit në lidhje me 3 protesta që po ndodhin momentalisht në Shkodër, Kavajë dhe Lezhë.

Qytetarët kanë bllokuar akset kryesore duke thirrur ‘Rama ik, po na varfëron’, ku ndërkohë kanë veshur jelekët e verdhë ne shenjë proteste dhe revoltimi.

Menjëherë, ka ardhur reagimi  i Ramës në rrjetin social, Twitter. Kryeministri shkruan se të rinjtë nuk duhet të ‘përdoren si qendër graviteti e revolucionit’ nga opozita. Nga ana tjetër, kryeministri ironizon duke thënë se ‘Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë’.

Ja shkrimi i plotë i Ramës

“Interesant! Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë. Studentët s’duhet të dialogojnë,po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës? Jo politikë?”, shkruan Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *