Protesta në Francë, sërish përleshje në Champs Elysee

protesta-champs.jpg

Policia përdori gazin lotsjellës, granatat tymuese dhe ujin me presion në Champs Elysee, ndërsa protestuesit me maska hodhën kapsolla në drejtim të oficerëve. Ndërkohë që disa dyqane, banka dhe kafene i kishin mbyllur qepenat që para se protestuesit të mbërrinin në zonë.

Kryeministri francez, Eduard Philippe konfirmoi ndërkohë se kishte patur gjatë protestës 107 arrestime.

Ajo që nisi si një protestë në lidhje me taksat e karburantit të Presidentit Macron është shndërruar tani në një zemërim të përgjithshëm mbi koston e lartë të jetesës. Macron thotë se politikat e tij mbi karburantin luftojnë ngrohjen globale. Më herët këtë javë, ai u përpoq të zbuste tonet duke thënë se ishte i hapur për ide në lidhje me mënyrën se si kjo taksë mbi karburantet do të aplikohet.

Por, duket se ai nuk shkoi larg aq sa duhej për të zbrapsur njerëzit nga rruga.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303