Protesta në Iran/ Policia rreh protestuesit, reagon Trump: Mos harroni që SHBA…

protesta-ne-iran-5.jpg

Irani është përfshirë nga protestat që prej ditës së shtunë kur pranoi se ka qëlluar me raketë gabimisht avionin ukrainas, ku humbën jetën të 176 personat në bord.

Protestat vazhduan edhe të dielën në disa qytete të Iranit.

“Udhëheqësi ynë është skandaloz dhe budalla”, thirri një protestues, duke aluduar në liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Raporthet se forcat e policisë kanë përdorur dhunë kundër protestuesve.

Por policia ka deklaruar se nuk i ka qëlluar protestuesit.

Videot e postuara në mediat sociale, megjithatë, kanë treguar pamje nga të shtënat dhe të njerëzve me gjak.

Të tjera video tregonin policinë duke i goditur protestuesit me shkopinj, ndërsa njerëzit pranë bërtisnin: “Mos i rrihni”, raporton Reuters.

Agjencia e lajmeve, megjithatë, thotë se nuk ka mundur të konfirmojë vërtetësinë e videove.

Shefi i policisë në Teheran, Hossein Rahimi, mohoi se ka pasur të shtëna në drejtim të protestuesve.

“Policia nuk ka qëlluar drejt protestuesve, sepse oficerëve të kryeqytetit u është dhënë urdhër që të tregojnë përmbajtje”, tha Rahimi.

Hadi Ghaemi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Iran – organizatë me seli në Nju Jork – tha se iranianët “duhet të lejohen të shprehin hidhërim dhe të kërkojnë përgjegjësi”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes një postimi në Twitter, ju la porosi autoriteteve iraniane që “Mos i vrisni protestuesit. Bota po ju shikon. Më e rëndësishme, SHBA po iu shikon”.

Teherani ka pranuar se ka rrëzuar gabimisht avionin e Ukrainës, duke vrarë të 176 njerëzit në bord.

Tragjedia ka ndodhur vetëm pak orë pasi Irani ka sulmuar me raketa bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e komandantit iranian, Qasem Soleimani, në një sulm të SHBA-së, më 3 janar.

Në fluturimin e Ukrainës PS752 humbën jetën 82 iranianë, 57 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, 10 afganë, tre gjermanë dhe tre britanikë.

Irani ka ftuar Kanadanë dhe Ukrainën të marrin pjesë në hetime dhe ka thënë se ata që janë fajtorë, do të mbahen përgjegjës.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se do të kërkojë “drejtësi” për të vrarët.

protesta ne Iran 1 protesta ne iran 2 protesta ne iran 3 protesta ne iran 4 protesta ne iran 5 protesta ne Iran
<
>
scroll to top