fbpx

Protesta në Katalonjë, kundër takimit të kabinetit

Catalonia.jpg

Mbështetësit e pavarësisë bllokuan rrugët në disa pjesë të rajonit të Katalonjës, ndërsa ministrat e qeverisë spanjolle po zhvillonin një mbledhje në Barcelonë.

Vendimi për ta zhvilluar takimin e kabinetit në Barcelonë, erdhi disa muaj pasi udhëheqësit separatistë u burgosën pas përpjekjeve të dështuara për të shpallur pavarësinë e rajonit nga Spanja.

Kryeministri Pedro Sánchez dhe kreu katalan Quim Torra ranë dakord të enjten për të pasur një “dialog efikas”. Mediat vendase presin që numri i protestuesve kundër Madridit të rritet më shumë në ditët në vijim.

Protestat në rajon u koordinuan nga grupi radikal i quajtur Komiteti për Mbrojtjen e Republikës. Pas fillimit të mbledhjes së kabinetit, pati përleshje midis policisë dhe protestuesve. Mbledhja e qeverisë u zhvillua saktësisht një vit pasi qeveria qendrore e Spanjës shpalli zgjedhjet e parakohshme në Katalonjë për të kundërshtuar vendimet e marra pro shkëputjes së rajonit.

Sánchez erdhi në pushtet në qershor si kreu i një qeverie të vogël socialiste. Kabineti vendosi në mbledhjen e së premtes të rrisë me 22% pagën minimale mujore nga 736 euro në 900 euro, vendim që do të hyjë në fuqi në janarin e ardhshëm.

Katalonia mbajti votimin e saj më 1 tetor 2017 dhe qeveria e saj separatiste shpalli pavarësinë më 27 tetor.

Por gjykata kushtetuese e Spanjës e konsideroi referendumin të paligjshëm dhe Madridi imponoi sundimin e drejtpërdrejtë.

Udhëheqësi i atëhershëm i Katalonjës Carles Puigdemont u arratis në mërgim në Belgjikë pas shpalljes së dështuar të pavarësisë. Udhëheqës të tjerë katalanas gjithashtu ikën jashtë vendit./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *